“E dëgjoj dhe më kënaq”, Redi Jupi: Si nuk e kemi në Shqipëri një gazetare si Qeqa

Qëndresa Krelani solli një risi në trojet shqipfolëse, teksa ishte hera e parë që tifozët mund të dëgjonin komentimin e ndeshjeve të futbollit nga një zë femëror. Me përgatitjen e saj ngre një tjetër model të gazetarisë sportive për çdo vajzë, pikërisht atë që ia vlen të ndiqet.

Një gjë të tillë e nxjerr në pah edhe analisti sportiv, Redi Jupi. E ftuar në emisionin “Procesi Sportiv“, Qeqa ka fituar respektin e ish-futbollistit, i cili shprehet se kënaqet sa herë e dëgjon të flasë. Madje pyet veten përse nuk gjendet edhe në Shqipëri një gazetare më përgatitje të nivelit të saj.

“Unë kam biseduar me të. Kemi një respekt reciprok. Sa herë e dëgjoj, më kënaq. Them si nuk e kemi ne një gazetare, me gjithë respektin për vajzat tona këtu, të përgatitur në këtë nivel”, ka thënë Redi Jupi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online