“Shqipëria është e pakëndshme, lojtarët luajnë në Serie A”, trajneri i Çekisë i trembet kuqezinjve: Duan të shënojnë shumë gola

Republika Çeke do të përballet me Shqipërinë nesër mbrëma, duke nisur nga ora 20:45. Një përballje mjaft e rëndësishme për të dyja Kombëtaret, që në këtë edicion synojnë kualifikimin për në Kampionatin Europian. Jarosla Silhavy është paraqitur përpara mediave në konferencë për shtyp ditën e sotme, ku ka vlerësuar së tepërmi ekipin kombëtar shqiptar. Trajneri i Çekisë e konsideron Shqipërinë të pakëndshme. Sipas tij kuqezinjtë janë të rrezikshëm përpara dhe duan të shënojnë sa më shumë gola.

“Nëse dikush e ka nënvlerësuar ekipin e tyre, sigurisht që nuk kemi qenë ne. Është një skuadër shumë e pakëndshme me lojtarë të mirë individualisht. Lojtarët që janë grumbulluar luajnë në ligat e avancuara perëndimore. Shumë prej tyre vijnë nga Serie A, që do të thotë se padyshim që nuk janë futbollistë të dobët.

Për më tepër, një trajner i ri erdhi në fillim të vitit. Organizimi i lojës dhe koncepti i tyre kanë ndryshuar. Ata janë të shpejtë përpara, shumë të rrezikshëm në fazën e tranzicionit, gjuajtës të shpejtë. Natyra e tyre është që të shkojnë përpara, duan të shënojnë gola. Duhet të jemi sa më të përqendruar dhe sa më të vëmendshëm përgjatë ndeshjes. Një gabim mund të vendosë lojën.

Formacioni? Që tani e kemi vendosur, sigurisht që nuk do ta zbuloj. Do të jetë një formacion i ngjashëm me ndeshjet e fundit”, ka deklaruar Jaroslav Silhavy./Halit Deliashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online