LAJM I FUNDIT/ “Edhe kur isha me pushime pashë 7 ndeshje të Çekisë”! Silvinjo “i fiksuar” pas suksesit:  Shqipëria nuk është më pak e mirë se Çekia

Pak minuta më parë kanë dalë në konferencën për shtyp trajneri Silvinjo dhe Berat Gjimshiti, që ka folur në rolin e kapitenit, një ditë para ndeshjes me Çekinë. Në fillim ishte mbrojtësi i Shqipërisë që iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Kemi një grup me eksperiencë dhe me lojtarë të rinj. Kemi besim 100% te vetja, nëse nuk ke besim në këto lloj ndeshjesh, do të ishte keq. Ne kemi 5 ndeshje finale, nuk janë vetëm këto dy ndeshje si finale për ne. Cekët janë shumë shtatlartë, ne nuk i arrijmë dot centimetrat e atyre. Megjithatë ne do të kemi përqendrim.

Nuk është vetëm gjatësia që ndryshon ndeshjen. Nëse ti ke besim te vetja, atëherë mund të fitosh duelet kundër kundërshtarit. Kemi lojtarë nga Lugina, nga Kosova, të shpërndarë në çdo trevë të Shqipërisë. Nuk kemi pasur kurrë kaq, është shumë e bukur dhe ne jemi një të gjithë. Ne do të luajmë për kombin tonë tani, nuk përshkruhet kjo. Dua që të kualifikohemi në Europian dhe të jemi pjesë e Europianit, se u kualifikuam në Francë dhe nuk shkova atje”, u shpreh Gjimshiti.

Më pas ishte trajneri Silvinjo që foli për këtë ndeshje. “Të gjithë lojtarët duan të jenë pjesë e kësaj ndeshje dhe unë jam i kënaqur për këtë gjë. Ka shumë pak kohë, por është e njëjta gjë për të dyja ekipet. I kam parë të gjithë lojtarët të motivuar dhe në gjendje të mirë. Më kënaq fakti që shoh dëshirën e madhe të lojtarëve për të luajtur kundër Çekisë. Nuk e kemi vendosur ende formacionin, për emrat. E kemi idenë sesi do të luajmë.

Tani është momenti për të menaxhuar sa më mirë lojtarët. Cekia është rival shumë i fortë, Silhavy punon që nga 2008, ka lojtarë shumë të mirë, të nivelit të lartë. Jemi në gjysmë të rrugës, llogaritë e pikëve do t’i bëjmë në fund. Qëllimi është i qartë, për të marrë pikë, ndoshta edhe mund të fitojmë. Mos të harrojmë që kemi përballë çekët.

Por edhe Shqipëria nuk është më pak e mirë, jemi në kushte të barabarta. Niveli i përqendrimi duhet të jetë në nivele maksimale, fokusi duhet të jetë shumë shumë i lartë. Nesër është ndeshja ku një gabim i vogël mund të hedh në erë gjithçka. Sa kohë kam harxhuar për të parë ndeshjet e çekëve? Kam filluar që nga data 31 korrik, madje edhe kur isha në pushime me familjen kam parë 7 ndeshjet e fundit të Çekisë. Nga ana tjetër monitorojmë edhe lojtarët tanë. Kemi parë thuajse të gjitha ndeshjet e Cekisë”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online