Përfaqësuesja U19 e Shqipërisë ka nisur përgatitjet për turneun IMT (International Memorial Tournament) që zhvillohet në Zagreb të Kroacisë nga data 8 deri në 11 gusht.
Nevil Dede ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar (19 të tillë) dhe bie në sy prania e shumë lojtarëve nga Superiorja. Nuk mungojnë as afrime nga shqiptarë të vitlindjes 2001, të cilët luajnë në Itali dhe Angli.
Kuqezinjtë e vegjël do të përballen me Real Madrid, Olimpia Lubjanë dhe Dinamo Zagreb, ndërsa në listën e trajnerit nuk mungojnë edhe tre lojtarë nga Shkëndija e Tetovës.