Shqipëri – Izrael, FSHF nxjerr në shitje biletat…

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar daljen në treg të biletave për ndeshjen Shqipëri – Izrael, në kuadër të kompeticionit “Nations League”, një turne risi i përgatitur nga “UEFA” për të eliminuar miqësoret me vlerë boshe dhe për të rritur të ardhurat televizive për kombëtaret.

Kuqezinjtë tanë do të ndeshen më datë 7 shtator, në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”. Përballja e fundit me Izraelin në tokën shqiptare, na sjell kujtime aspak të mira. Të shpresojmë që kësaj radhe të jetë një atmosferë krejt ndryshe.

Njoftimi i FSHF-së…

  • Ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e parë zyrtare eliminatore të ekipit kombëtar të futbollit, SHQIPËRI-IZRAEL për kompeticionin e UEFA Nations League, e cila do të luhet në datën 7 Shtator 2018 në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, në Elbasan. Shitja e biletave do të jetë në disa pika në qytete të ndryshme të Shqipërisë në një kohë që, prej disa javësh ka nisur edhe në faqen zyrtare të FSHF-së fshf.org në internet, në linkun përkatës: bileta.fshf.org, shitja e biletave online për secilën kategori të stadiumit. Tashmë, për të gjithë sportdashësit që duan të ndjekin takimin e skuadrës kombëtare në 7 shtator, të drejtohen në të gjitha pikat e mëposhtme, për të siguruar një vend në “Elbasan Arena” për sfidën e parë në UEFA “Nations League” të kuqezinjve. Paralelisht me pikat e shitjes do të gjeni më poshtë edhe çmimet e biletave përkatëse.

Shitja e biletave do të bëhet në pikat e mëposhtme:

  • Tiranë: Dyqani FSHF Macron, rruga Elbasanit/ Nga e hëna në të dielë/ Ora 08:00-20:00
  • Tiranë: Biletaria pranë stadiumit Selman Stermasi/ Çdo jave nga e enjtja në të dielë/ Ora 12:00- 18:00
  • Durrës: Biletaria pranë stadiumit Niko Dovana/ Hapur prej datës 27 Gusht- 7 Shtator/ Ora 09:00-13:00
  • Korçë: Kancelaria perballë Kinema Millenium/ Nga e hëna në të dielë/ Ora: 09:00-21:00.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *