Shqipëri e mbushur me paradokse/ Nuk lejohen tifozët, stadiumet happen vetëm për… mitingje politike

0

Prej më shumë se një viti stadiumet kanë kyçur dyert e tyre për tifozët. Situata e krijuar nga pandemia Covid-19 ka bërë që futbollit ti mungojë pjesa më e bukur, spektatorët. Por pavarëisht se shifrat e të infektuarve kanë qenë në rënie, përsëri nuk është dhënë drita jeshile për të mbushur përsëri tribunat e stadiumeve, qoftë edhe me kapacitet të reduktuar.

Majde shpresat shuhen edhe më shumë nga fjalët e shefes së epidemiologjisë, se futbolli mund të ketë sërish lojtarin e 12 vetëm në fillim të sezonit të ri futbollistik. Por këto fjalë dhe rregullat e vendosura nga qeveria, vlejnë për popullatën e jo për politikën. Stadiumet janë hapur, por vetëm për mitingjet e partive, të cilat kanë mësyrë fushën për të zhvilluar fushatën e tyre. Në këtë Shqipëri të mbushur me paradokse, ky është thjesht një i radhës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.