Shkëlqeu në mbrojtje kundër Juventusit, media e njohur italiane e përfshin Gjimshitin në më të mirët e Serie A

Berat Gjishmiti po e dëshmon nga java në javë rritjen e tij në radhët e Atalantës. Mbrojtësi shqitpar është një titullar i përhershëm në formacionin e Gasperinit, duke qenë një siguri e madhe në prapavijë. Një tjetër paraqitje e shkëlqyer për të ishte edhe ajo e djeshmja kundër Juventusit, ku spikati me lojën e tij.

I saktë në ndërhyrje dhe në pozicionin, si dhe në një moment bën edhe “ëngjëllin mbrojtës“ të Atalantës duke i mohuar bardhezinjve një gol të sigurt. Të gjitha këto kanë bërë që “Tuttomercatoweb“ ta përfshijë emrin e Gjimshitit në 11 më të mirët e javës që lamë pas në Serie A.

“Praktikisht nuk pëson asgjë. Ai shpesh e parashikon lojën dhe në situatat më të ndërlikuara vendos gjithashtu trupin e tij në të. Romero skualifikohet? Nuk ka problem, argjentinasi tjetër (Palomino) e zëvendëson atë në një mënyrë të shkëlqyeshme”, shkruhet në vlerësimin për Berat Gjimshitin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online