Shqetëson Batha, largohet i dëmtuar   

Kapiteni Idriz Batha ishte e vetmja anë negative e ndeshjes së djeshme. Mesfushori u dëmtua në minutën e 75-të dhe u detyrua t’i linte vendin Sulejmanit. Numri 10-të i të kuqve nuk mundi të vazhdonte më tepër, plus stafi mjekësor nuk dëshiroi të rrezikonte, pasi futbollisti mund të dëmtohej më rëndë.

Batha është një lojtar kyç i Partizanit dhe trajneri Sulejman Starova e ka ndër lojtarët e tij të preferuar.

Ditën e sotme, Batha do të kryejë të gjitha analizat dhe do të shihet nga afër nëse do të jetë i gatshëm për sfidën kundër Skënderbeut, apo do të jetë një mungesë e madhe e të kuqve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online