Mungesat trembin gjirokastritët

Zguro është i skualifikuar, Bregu dhe Abazaj kanë dëmtime dhe Rapo është me gripal. Reshjet e shiut e kanë mbyllin ekipin në pallatin e sportit

Gëzim Beqiri

Luftëtari nuk fitoi as ndaj një skuadre të Kategorisë së Parë në takimin e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. U mund nga Bylisi në Ballsh me rezultatin 2-1, por kjo humbje nuk ka sjellë ndonjë shqetësim në radhët e gjirokastritëve. Nuk ka ngjallur shumë diskutime, sepse goli i shënuar në fushën kundërshtare nga Ramadani ka vlerë dhe në ndeshjen e kthimit mund të përmbyset gjithçka dhe Luftëtarit të kualifikohet për në çerekfinale. Shqetësimi më i madh për stafin teknik ka të bëjë me gjendjen e disa titullarëve para ndeshjes së ditës së shtunë, kur ku Luftëtari do të presë në Gjirokastër Flamurtarin. Një ndeshje shumë e vështirë për skuadrën gjirokastrite, që në javët e fundit ka shfaqur pasiguri në lojën e saj dhe ndodhet në fundin e renditjes, bashkë me Lushnjën. Një humbje tjetër do ta bëjë edhe më të vështirë qëndrimin e Luftëtarit në Superligë, sepse ekipet e tjera po vazhdojnë të grumbullojnë pikë dhe fitorja direkte e Vllaznisë e shkëput me tri pikë atë.

MUNGESAT – Ndaj Flamurtarit, përveç mungesës së mbrojtësit Vangjel Zguro për arsye kartonësh, janë në diskutim për t’u aktivizuar dy nga futbollistët e formacionit bazë dhe më të rëndësishmit, Dejvi Bregu dhe Kristal Abazaj. Janë dy futbollistët kryesorë të repartit të sulmit dhe njëkohësisht golashënuesit më të mirë të Luftëtarit, me nga 3 gola secili. Po kështu, edhe Donald Rapo është një tjetër mungesë e mundshme në formacion, sepse po kalon një gjendje gripale. Abazaj ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e Ballshit dhe është në dyshim për nesër.

KUSHTET E MOTIT – Pengesë për të bërë përgatitjet e duhura po bëhen edhe kushtet e motit. Edhe dje stërvitja është zhvilluar në pallatin e sportit, ambient që nuk të jep mundësinë e realizimit të ushtrimeve të duhura për të përballuar ndeshjen e radhës. Ndaj Flamurtarit ekipi do të kërkojë me çdo kusht fitoren dhe për këtë qëllim ndaj Byisit u kërkua të ruhen forcat. Për takimin e ditës së shtunë priten reshje të shumta dhe nëse do të luhet në këto kushte, do të fitojë skuadra më e përgatitur fizikisht dhe që do të zbatojë më mirë detyrat taktike. Në të tilla kushte luhet me tjetër mënyrë loje, sidomos në veprimet me topin. Futbollistët janë njoftuar në përfundim të stërvitjes së djeshme se në bazë të kushteve të motit do të vendoset ku do të zhvillohet seanca e paradites, ndoshta në fshatin Dervician. Që takimi me Flamurtarin ka një vlerësim maksimal, kuptohet nga fakti që gjatë përgatitjeve të kësaj jave, duke përfshirë edhe takimin e Ballshit, pranë ekipit kanë qenë jo vetëm gjithë stafi dhe drejtuesit e klubit, por edhe presidenti Grigor Tavo, bashkë me donatorët e tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online