Vllaznia në prag katastrofe, por fajin nuk ia ka askush, sepse në këtë derexhe e kanë katandisur vetë shkodranët: politikanët, Bashkia, drejtuesit, gazetarët, tifozët, lojtarët. Këtë e di mirë edhe trajneri aktual Ervis Kraja, i cili më një postim në Facebook ka bërë thirrje për bashkim, duke e kuptuar se është momenti për të pasur më shumë frikë Shkodrën, sesa rivalët sportivë në Superiore.
THIRRJA E KRAJËS”I lutem të gjithë popullit shkodran e atij shqiptar që është tifoz me Vllazninë: Në këto momente që është Vllaznia, ta harrojmë politikën e interesat e tyre personale, por të mendojmë vetëm për Vllazninë e për Klubin tonë 100-vjeçar. Të bëhemi të gjithë së bashku me shpresën të shpëtojmë nga rënia nga kategoria. Nuk do ishte mirë për asnjë njeri, për asnjë tifoz që Vllaznia të bjerë nga kategoria. Shpresoj, besoj dhe mendoj se do ia dalim. Forca Vllaznia!