Në shoqërinë edhe të Arbi Laçit, Gentian Muça prezantohet në ekipin e ri: Pa dashur të merrem me të shkuarën…

Gentian Muça është zyrtarizuar në ditën e sotme te Prishtina, për të nisur kështu edhe një aventurë të re në karrierën personale. I gjendur në shoqërinë e Arbi Laçit, ish-drejtorit të Tiranës që dha dorëheqjen vetëm pak ditë më parë, është mbyllur edhe dakortësimi që Muça të jetë zyrtarisht pjesë e Prishtinës.

Ashtu siç ishte edhe raportuar më herët do të ndryshonte stema në klubin e ri, por jo ngjyra. Mbrojtësi ka folur për faqen zyrtare të ekipit mes optimizmit, por duke kërkuar të mos kujtojë të shkuarën, për t’u përqendruar vetëm te e ardhmja që e pret. “Janë lëvizje që e pasojnë njëra tjetrën. Gjithsesi, pa dashur të merrem me të kaluarën, dua të fokusohem për të ardhmen. Pra, tek Prishtina. Jam i lumtur që gjendem këtu, në këtë qytet, kryeqytet – ashtu sikurse edhe Tirana, dhe jam shumë i emocionuar për aventurën e re.

Sigurisht që viteve të fundit futbolli në Kosovë ka qenë në fokusin jo vetëm të shtetit të Kosovës, por edhe në Shqipëri dhe jo vetëm për atë çfarë është zhvilluar në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, nga ajo se çfarë ka bërë shteti që të zgjohet interesi, vëmendja jo vetëm e publikut, por i tërë ambienti sportiv duke përfshirë edhe lojtarë shqiptarë të cilët kanë ardhur dhe luajnë këtu. Falë të gjitha këtyre gjërave, mund të them që futbollin në Kosovë e njoh.

Sigurisht që e njoh Prishtinën dhe më ka ardhur shumë keq që dy herët e fundit e ka humbur kampionatin në ndeshjen e fundit. Gjithashtu Prishtinën e kam ndjekur edhe prej profesor Mirel Josës. Kam shumë pritshmëri, e njoh organikën e skuadrës dhe dy blerjet e fundit nga Shqipëria, si Lilaj dhe Mici, të cilët i njoh më mirë. Sigurisht që jo vetëm tek pritja e pjesëmarrjes në garat e Evropës, por, pa dashur të flas sepse jam i ri, por po e besoj se janë të gjitha mundësitë për t’u shpall kampion duke e marr shkas edhe gabimet që kanë mundur të bëhen në ato vite që ekipi e ka humbur titullin në ndeshjet e fundit”, ka thënë Muça. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online