Shqipëria U21 luan më 6 shtator prej orës 20:00 kundër Spanjës në transfertë dhe trajneri Alban Bushi ka ftuar disa prej lojtarëve me eksperiencë në këtë takim, teksa sikurse shihet në listë janë përfshirë lojtarë si Bare, Abazaj, Çekiçi dhe Ramadani.
Lojtari i Dinamos së Zagrebit do të jetë vetëm për takimin me spanjollët, ndërkohë që lista për miqësoren me Italinë (11 shtator, ora 18:30) ka tre risi të tjera, pasi do të bashkohen me skuadrën Kastrijot Ndau, Marvin Ccuni dhe Albion Ademi.
Lista për ndeshjet kundër Spanjës dhe Italisë
Portierë: Elhan Kastrati (Peskara), Gentian Selmani (Laçi), Alesio Abibi (Tirana)
Mbrojtës: Drilon Kryeziu (NK Triglav Kranj), Shaqir Tafa (Kuneo 1905), Leonardo Maloku (Alma Juventus Fano 1905), Esin Hakaj (Teuta), Albi Doka (Tirana), Marash Kumbulla (Hellas Verona)
Mesfushorë: Ylber Ramadani (Vejle BK), Lindon Selahi (Standart Liezh), Marlind Nuriu (Dinamo), Keidi Bare (Malaga), Arbin Zejnullai (Shkëndija Tetovë), Arbnor Muçolli (Vejle BK), Taulant Sulejmanov (Vinterfurth), **Endri Çekiçi (Dinamo Zagreb), *Kastrijot Ndau (Zyrih), *Marvin Ccuni (Bajern Mynih)
Sulmues: Kristal Abazaj (Anderleht), Ermir Sahiti (Hajduk Split), Rubin Hebaj (Partizani), Shefit Shefiti (Shkëndija Tetovë), Xhakomo Vrioni (Venecia), *Albion Ademi (Inter Turku)
Shënim: Lojtarët me * janë ftuar vetëm për ndeshjen me Italinë, kurse me ** vetëm për Spanjën