Shpresat humbin Selmanin, Bushi: Vetëm kështu e mundim Spanjën!

Alban Bushi, trajneri i Shpresave, ka dalë para mediave para ndeshjes që kuqezinjtë luajnë me Spanjën në “Selman Stërmasi . Ai analizoi këtë përballje dhe tregoi se do kërkojnë me kujdes të marrin fitoren.

“Ndryshon patjetër kur luan me Spanjën, edhe atje u mbrojtën mirë edhe pse pësuam tre gola. Në fushën tonë do të sulmojmë pak më shumë, por me kujdes sepse pëson. Do të provojmë edhe sepse Spanja nuk është e pathyer, u mposht në shtëpi nga Irlanda e Veriut. Do kërkojmë edhe ne rezultat pozitiv, pse jo të fitojmë”

STRATEGJIA – Forca e Spanjës dihet, ndaj edhe nuk mund ta dominosh dot si kundërshtar. Bushi e ka të qartë rrugën se si mund të merret rezultati pozitiv. “Duhet të mbrohemi si ekip, të jemi kompakt, dhe t’i godasim aty ku nuk arritëm t’i godisnim në Spanjë”.

“Lojtarët pa minuta? Kur vendos zemrën në fushë, ndonjëherë kjo nuk vlen. Të hënën u stërvitëm me pak veta. Nuk kemi çfarë të humbasim, ndërsa Spanja praktikisht është kualifikuar”.

DËMTIMI  – “Kemi një problem me Selmanin që u dëmtua në stërvitjen e djeshme, shkoi të bënte kontrolle dhe me gjasa nuk do të jetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *