Kombëtarja, Atletiko dhe Malaga: analiza dhe objektivat e Bares

Nuk ka vend për emocione. Keidi Bare, kapiteni i Shqipërisë U21, do të jetë në fushë ndaj Spanjës. Ish-mesfushori i Atletikoës së Madridit ka provuar të luajë në gadishullin Iberik kundër disa prej lojtarëve që nesër në “Selman Stërmasi” do i ketë rivalë.

“Ndjesia është e veçantë, por unë dua të fitoj ndeshje. Të futemi të gjithë me një objektiv, e lëmë pjesën që kam luajtur dhe kam shokë aty”, u shpreh Bare, i cili nuk bën polemika për ftesën e munguar nga kombëtarja A.

“E vendos trajneri, unë jam i gatshëm gjithmonë. Shpresoj që në një të ardhme të jem atje”, shtoi mesfushori i Malagës, i cili më pas bëri edhe një analizë të kualifikueseve. “Si ekip më vjen keq, pasi kemi qenë ekip dominues në shumë ndeshje. Më vjen keq për pozicionin. Mund të jepnim më shumë dhe të arrinim qëllime më të mëdha. Fati bën pjesën e vet, po nuk pate është e vështirë. Të gjithë thonë puna, puna. Por duhet edhe fat. Na ka munguar goli, na ka munguar faza sulmuese. Kemi pasur raste dhe nuk i kemi shfrytëzuar”.

Bare është kapiteni, por kjo nuk ia shton barrën. “Nuk ekziston fjala presion për mua. Nuk kam asnjëherë. Duhet të futemi me mentalitetin për të fituar, edhe pse kemi lojtarë të rinj. Ata duan të bëjnë më të mirën dhe shpresoj të fitojmë”.

Kalimi nga Atletiko Madrid te Malaga dhe ndryshimi mes klubeve, ishte gjithashtu temë diskutimi në konferencën e sotme”. “Në futboll nuk shkon gjithçka vaj. Ka ulje dhe ngritje. I zoti është ai që ngrihet. Shpresoj të arrij synimin tim për të luajtur në Malaga dhe të kap kombëtaren. Atletiko është Atletiko, ka shumë lojtarë të mirë. Grizman është kampion bote, Lukas Hernandez gjithashtu. Një lojtar duhet të ulë disa shkalle për t’u ngjitur. Duhet të stërvitesh shumë për të fituar një vend. Me kalimin e kohës do e kap një vend te Malaga”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online