Luftëtari, pas katër humbjeve në kampionat, vendosi të mbyllë bashkëpunimin me trajnerin slloven Millosh Kostiç. Presidenti Grigor Tavo e ka parë të udhës të bëjë këtë ndryshim dhe në vend të tij ka emëruar së fundmi Gentian Mezanin.
Vlonjati, që vjet drejtoi Laçin me sukses, nis sot punën me Luftëtarin. Por ka diçka që habit. Luftëtari ka njoftuar shkarkimin e Millosh Kostiç përmes sajtit zyrtar, ndërkohë që më pas sqaron se marrëveshja është mbyllur me mirëkuptim.
Shkarkim më konsensus, vetëm te Luftëtari mund ta dinë se ç’është…