Jyrgen Klop po mendon të modifikojë pak skemën e tij dhe të luajë sezonin e ardhshëm me një organizator përpara mbrojtjes. Sarri e bënte me Zhorzhinjon te Çelsi dhe do e bëjë me Pjaniç te Juventusi.
Pavarësisht kritikave të shumta, trajneri italian arriti t’i rikthente “Blutë e Londrës” në Champions dhe fitoi Ligën e Europës, duke mbyllur me sukses sezonin. Sarri është ulur tani në stolin e Juventusit, ndërsa diçka nga mënyra e tij e të luajturit ka mbetur në kampionatin anglez.
Liverpuli nuk ka një lojtar me karakteristika të tilla, por Klop ka një ide. I përzgjedhuri i gjermanit për atë rol është Adam Lalana. Dëmtimet nuk e lejuan 31-vjeçarin të ishte protagonist në sezonin e kaluar, por i riu pritet të jetë ndryshe për anglezin.
“Adam është një tip lojtari që mund të luajë në rolin e organizatorit përpara mbrojtjes, në një rol të ngjashëm me Zhorzhinjon te Çelsi. Le të shpresojmë që Sarri të mos i shohë ndeshjet tona, përndryshe do ta bënte një ofertë për Lalanën”, shprehet Klop për “Goal”, duke buzëqeshur.