Kur mungojnë yjet, Italinë e shpëton një i panjohur si Biragi, një që zakonisht e sheh kombëtaren në televizor dhe detyrë ka të evitojë golat e kundërshtarit .
Mbrojtësi i Fiorentinës shënoi golin vendimtar në Poloni, që vlejti fitoren 1-0 dhe evitoi rënien e Italisë nga Liga A, ndërsa pas golit festë me gishtat për për të formuar numrin 13, për kapitenin e tij Astori, i cili është tashmë në një botë tjetër.
https://twitter.com/ItalianFD/status/1051589791576403968?s=19
“Astori është pjesë e imja, si gjithë shokët e mi te Fiorentina, si gjithë ata që kanë luajtur me të. Duke e përjetuar në mënyrë direkte, ajo që ndodhi na ka prekur edhe më shumë. Përkushtimi është për të, falë tij jam këtu sot, mësimet e tij na kanë dhënë shumë”, tha Kristiano Biragi pas ndeshjes ku shënoi golin e tij të parë si” axurr”.
Biragi analizoi edhe ndeshjen në Poloni: “Fitore e merituar, krijuam pa fund dhe si për çudi, sërish portieri kundërshtar ishte perfekt, si ndaj Ukrainës. Po bënim një punë shumë të mirë, por minutat kalonin dhe topi nuk hynte. Ndeshje të tilla shpesh i humbet, por luftuam deri në fund, duke treguar se jemi një grup i mirë”.