Ka qenë dukshëm nervoz gjatë ndeshjes kundër Turqisë portieri Samir Ujkani, i cili doli për dëmtim dhe në stol debatoi edhe me pjesëtarë të stafit të Kosovës.
Pas ndeshjes së humbur në Shkodër kapiteni i Kosovës tha fjalë të ashpra kundrejt skuadrës dhe në përgjithësi të gjithëve që kanë lidhje me përfaqësuesen.
“Isha i dëmtuar dhe para një jave nisa stërvitjen. Para ndeshjes provova nëse do ia dilja. Që në fillim ndjeva dhimbje. Nuk kishim angazhimin dhe organizimin, apo dëshirën për të luftuar për njëri-tjetrin. Nuk ishim në ditën tonë, por mos të harrojmë se luanim përballë Turqisë. Shumë faktorë u bashkuan që arritëm tek kjo situatë, por duhet të punojmë dhe jo të ulim kokën. Organizimi duhet të jetë më i mirë”.