Merkato e dimrit është mbyllur në pjesën dërrmuese të kampionateve europiane. Bilancin me më shumë shpenzime e mban si rrallë herë gjatë viteve të fundit një ekip italian. Bëhet fjalë për Milanin, që në muajin që lamë pas u përforcua me Kristof Patek dhe Lukas Paketa
Të dy lojtarët kushtuan nga 35 milionë euro secili pa përfshirë bonuset. Vendin e dytë në podium e mban PSG-ja me diferencë të madhe nga “djalli”. Klubi parisien shpenzoi 45 milionë euro për të blerë kartonin e argjentinasit Leandro Paredes nga Zenit Shënpetersburgu.
Vendi i tretë do të habisë shumë vetë. Skuadra modeste e Bornmunthit ka shpenzuar 30 milionë euro për blerjet e talenteve premtues Dominik Solanke dhe Kris Mefam. Pesëshja e fundit plotësohet me Njukasëll Junajtid (25 milionë euro) dhe RB Lajpcig.