Shpendi shkëlqen në Itali, shënon 3 gola në vetëm 7 minuta dhe i jep fitoren skuadrës

Kristian Shpendi ka qenë padyshim lojtari i ndeshjes së sotme mes Çezenës dhe Pontederës. Bardhezinjtë fituan me shifrat e thella 4-0, ku tre prej golave të shënuar mbajnë autorësinë e sulmuesit shqiptar. 20-vjeçari zhbllokoi rezultatin në minutën e 21-të të takimit, ndërsa më pas në minutën e 26 dhe në të 28-n e dërgoi përsëri topin në rrjetë.

Kargbo shënoi përsëri për Çezenën në pjesën e parë të sfidës, për të vulosur shifrat përfundimtare në 4-0. Çezena kryeson renditjen e Grupit B në Serinë C me 53 pikë të grumbulluara, ndërsa Kristian Shpendi prin listën e golashënuesëve me 13 topa të dërguar në portat kundërshtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online