Chelsea është i gatshëm të përfitojë nga Broja, ka zgjedhur edhe formulën e largimit të sulmuesit shqiptar

E ardhmja e Armando Brojës mund të mos jetë më Chelsea. Klubi londinez duket se ka vendosur të heqë dorë nga kartoni i sulmuesit shqiptar. Fulham-i dhe Ëolverhampton-i janë të interesuar për të transferuar 22-vjeçarin dhe blutë e Londrës janë të gatshëm të përfitojnë nga ky interesim.

Tabloidi britanik, “The Sun“, shkruan se Chelsea ka përgatitur edhe formulën për largimin e Armando Brojës. Sipas medias në fjalë, drejtuesit e klubit nga Londra janë të hapur të arrijnë një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit, me detyrim blerjeje në verë. Por kusht është çmimi mbi 35 milionë paundë për t’u paguar në fund të huazimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online