Shpalosën banerin skandaloz kundër Kosovës, trajneri i Rumanisë i frikësohet UEFA-s

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, prodhoi një situatë mjaft të shëmtuar. Disa ultras shpalosën një baner me shkrimin: “Kosova është Serbi“, ndërsa gjithashtu prej tyre u dëgjuan edhe kore pro serbe. Një veprim skandaloz, që solli edhe ndërprerjen e ndeshjes për 50 minuta.

Rumunët fituan më pas takimin me rezultatin 2-0, por ende nuk mund të gëzojnë plotësisht për tre pikët. UEFA ka çelur një hetim zyrtar për këtë ndeshje dhe në Rumani i druhen një vendimi të ashpër të qeverisë europiane të futbollit. Trajneri i Kombëtares rumune i frikësohet më të keqes, teksa e quan katastrofike nëse verdikti përfundimtar do të ishte humbja në tavolinë.

“Do të ishte katastrofike nëse do ta humbisnim ndeshjen në tavolinë. Ka tifozë, të cilët gjithmonë kanë gëzuar për ekipin kombëtar dhe sinqerisht i kërkoj që të vazhdojnë në atë mënyrë dhe të përqendrohen vetëm te mbështetja”, ka thënë Edi Jordanesku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online