“Ka ardhur koha që shqiptarët të bëjnë ligjin në Ballkan“, Thaçi: Shqipëria ka qenë gjithnjë streha e lojtarëve nga Kosova, të mos kemi “ne“ dhe “ju“

Ardhja e Mirlind Dakut dhe Arbnor Mujës në Kombëtaren shqiptare ka hapur debate në disa studio televizive në Kosovë. Disa persona janë kategorikisht kundër largimit të shqiptarëve të Kosovës drejt Kombëtares kuqezi. I pyetur në lidhje më këtë çështje, gazetari Edmond Thaçi ka deklaruar nga emisionin “Sport Focus“, që transmetohet në “Ora News“ dhe prezantohet nga Drilon Xhepollari, se një temë e tillë nuk duhet të hapë aspak debat. Thaçi thekson se shqiptarët duhet të bëjnë ligjin në Ballkan dhe jo të kenë ndasi mes tyre.

“Ky nuk do të duhej të ishte diskutim. Ata në fund të fundit janë të gjithë shqiptarë dhe preferojnë të luajnë për Kosovën apo Shqipërinë. Në kohën kur nuk kemi qenë të pranuar në UEFA dhe FIFA, të gjithë futbollistët tanë e kanë pasur një strehë apo shtëpi të dytë te Shqipëria dhe te Kombëtarja e Shqipërisë në futboll. Kurse tani jemi të pranuar ndërkombëtarisht. Jemi të barabartë me Kombëtaret e UEFA-s dhe FIFA-s, prandaj konsiderojmë që futbollistët mund të zgjedhin vetë Kosovën ose Shqipërinë.

Unë nuk e preferoj “ne“ dhe “ju“, ose “ata/ato“. Kështu që ne jemi një. Dihet kontributi i Federatës shqiptare dhe futbollit shqiptar për futbollin e Kosovës. Gjithashtu edhe kontributi i madh i futbollistëve tanë nga Kosova që kanë gjetur mjedis në Shqipëri dhe po na bëjnë krenar ç do ditë e më shumë me rezultatet e tyre. Gjithashtu edhe tifozët tanë të shumtë, që mezi presin të vizitojnë stadiumet kombëtare në Shqipëri për të përkrahur Kombëtaren e Shqipërisë. Kjo nuk do të duhej të diskutohej, sepse gjithmonë kemi qenë të ndarë. Ka ardhur momenti që shqiptarët të bëjnë ligjin në Ballkan“, ka deklaruar Edmond Thaçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online