Shou jo më i pavlerë, do paguhet sa Marselo

0

Në dy sezonet e kaluara Luk Shou është aktivuar në vetëm 11 ndeshje të kampionatit anglez. Madje në një periudhë Zhoze Murinjo nuk e grumbulloi për më shumë se dy muaj në stolin e Mançester Junajtid, duke e akuzuar anglezin si një lojtar të dobët nga ana psikologjike.

Por, mesa duket “terapia” mizore e Murinjos ka funksionuar, pasi në këtë sezon Shou ka qenë një titullar i padiskutueshëm dhe paraqitjet e tij janë krejt të kundërta nga ato të viteve të fundit. Ecuria e mirë e lojtarit ka rënë dhe në syrin e drejtuesve, që po përgatiten ta shpërblejnë më kontratë të rinovuar.

Sipas asaj që raportin “Daily Mail”, nëse mbrojtësi i krahut të majtë do të pranojë të rinovojë deri në vitin 2022 kontratën, ai do të përfitojë një rritje prej 50% në pagë, duke futur në xhep 7.8 milionë paundë në sezon, shifër kjo që do ta bënte mbrojtësin më të paguar në klub, madje Shou barazohet në nivel rrogash me yllin e Real Madrid Marselo, i cili përfiton të njëjtën shumë te Real Madrid.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.