Shorti për 21-vjeçarët, Kosova dhe Shqipëria në një grup

Që në momentin kur Kosova u pranua me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA lindi mundësia që për të parën herë dy skuadra të një kombi të ishin kundërshtare në të ardhmen. Ndonëse as në Ligën e Kombeve e as në kualifikueset e Europianit për skuadrat e para shorti nuk i vuri përballë njëra-tjetrës Shqipërinë dhe Kosovën, diçka e tillë do të ndodhë në kampionatin e 21-vjeçarëve.

Shorti i hedhur mesditën e sotme ka përcaktuar se Kosova dhe Shqipëria do të jenë në grupin 3, së bashku me Anglinë, Austrinë, Turqinë dhe Andorrën. Nëse deri më tani Shqipëria dhe Kosova janë ndeshur vetëm për ndeshje miqësore, tani do të kemi sfida zyrtare.

Duket një grup mjaft i vështirë për skuadrat tona, pasi Anglia dihet që është favoriti kryesor, çka kuptohet edhe nga fakti se erdhi nga vazoja e parë. Edhe skuadrat e Austrisë e Turqisë  duhen pasur frikë, pasi dihet që janë ekipe me shumë cilësi dhe punohet shumë me skuadrat e moshave.

E veçanta qëndron te fakti Kosova edhe pse ka pasur vetëm një pjesëmarrje në arenën ndërkombëtare ka regjistruar rezultate fantastike, duke kaluar kuqezinjtë në vazo, pasi në short ishin më sipër se Shqipëria. I vetmi kundërshtar i përballueshëm duket se është Andorra, por vëmendja më e madhe është te përballja Shqipëri-Kosovë, pasi për të parën herë do të kemi një përballje zyrtare.

Kampionati europian i kualifikuesve do të zhvillohet në Hungari dhe Slloveni. Skuadrat e para të çdo grupi do të shkojnë automatikisht në fazën finale, ndërsa vendet e dyta do të ndeshen në fazën play-off. Duhet përmendur që për llogaritjen e skuadrave që janë në vendet e dyta nuk u llogariten pikët me skuadrën e vendit të fundit.

DATAT

18-20 mars 2019

3-11 qershor 2019

2-10 Shtator 2019

7-15 tetor 2019

11-19 nëntor 2019

23-31 mars 2020

31 gusht-8 shtator 2020

5-13 tetor 2020

Play-off: 9-17 nëntor

Finalet: 2021 qershor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online