Shoku e nxjerr zbuluar me foton e publikuar, ja ekipi i ri i “vlonjatit”

Flamurtarit i kanë ikur disa lojtarë këtë verë, ndërkohë që po punohet për të rinovuar kontrata me disa prej lojtarëve të sezonit të shkuar. Fisnik Zuka është njëri prej atyre që do ta vijojë gjetkë karrierën, edhe pse ka një kontratë edhe për një vit me kuqezinjtë.

Lojtari i linjës së majtë, i cili la Shkupin në janar dhe provoi Superioren, prej ditësh po bisedonte me vlonjatët për ndërprerjen e kontratës. Flamurtari nuk ka bërë asnjë njoftim për largimin e 22-vjeçarit, por Zuka tashmë duket se e ka gjetur ekipin e tij të ri.

Flitej prej ditësh se e kishte arritur marrëveshjen me Renovën dhe tashmë ai ka nisur përgatitjet me këtë ekip. Florian Kadriu, ish-mesfushori i Tiranës dhe Teutës, ka postuar në “Instagram” një foto ku shfaqet se bashku me Zukën me fanellën e Renovës. Në këtë ekip gjen edhe Jeton Beqirin, ish-zëvendëstrajnerin e Flamurtarit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online