“Kombëtarja ka krijuar identitet”, Berisha vlerëson Lituaninë: Në letër nuk duken, por janë jashtëzakonisht të vështirë

Të pafatë! Kështu mund të quhen lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë mbrëmjen e sotme. Grintë, ritëm, vrapime, vendosmëri, raste, të gjitha i kanë pasur kuqezinjtë përballë Lituanisë, por mëkat ishte fakti që nuk arritën dot të tundnin rrjetën. Edhe kjo transfertë është mbyllur në paqe 0-0 për Shqipërinë, që ka dominuar dukshëm lituanezët, megjithëse në fund nuk ia ka dalë të marrë fitoren. Në përfundim të takimit, vetë protagonistët e ndeshjes kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport“.

“Përveç rezultatit, që jemi të zhgënyer, kemi një ndeshje të mirë. Kombëtarja tregoi vlerat e veta. Kemi pasur lojën nën kontroll. Kishim një kundërshtar jashtëzakonisht të vëshitrë. Në letër nuk duket, mirëpo si skuadër luajnë shumë mirë. E kemi përgatitur lojën në mënyrën më të mirë të mundshme. Në ndeshjet e ardhshme duhet të fitojmë. Gjithçka varet nga ne.

Sigurisht që kanë munguar lojtarët. Por prapësëprapë, edhe pse ka pasur lojtarë të rinj, ka qenë jashtëzakonisht pozitive nga ana e tyre. Tashmë Kombëtarja ka krijuar një identitet të vetin. Të gjithë i dinë detyrat e tyre dhe e dinë se çfarë duan, duke krijuar edhe raste për të shënuar. Pastaj golat mendoj që do vijnë. Jemi në një moment të vështirë sa i përket konkretizimit, por çunat kanë bërë një ndeshje shumë të bukur dhe për këtë jam i kënaqur“, ka thënë Etrit Berisha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online