Vasil Shkurtaj ishte autori i golit të fitores dhe pas ndeshje si ishte mjaft i lumtur për këtë sukses. Pas ndeshjes, sulmuesi foli për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, ku nuk la pa komentuar dhe merkaton
SUKSESI – “Kjo fitore ishte shumë e nevojshme për moralin dhe shohim ndeshjen me Partizanin. Do mundohemi të ikim nga kjo zonë e keqe dhe vetëm për këtë po mendojmë për momentin”.
MERKATO – Jam lojtar i Luftëtarit dhe nuk e di., nuk e mendoj për momentin. Kush do të më blejë e di ku të më gjejë. Unë jap më të mirën në çdo ndeshje dhe vetëm këtë kam për detyrë unë. Ka pasur interes nga Shqipëria dhe nga jashtë”.
FINANCAT – Është e vështirë situata, por jemi stërvitur mirë si profesionistë. Kemi bërë të pamundurën. Ndonjëherë kemi marrë pikë dhe ndonjëherë jo, kështu janë gjërat. Edhe ekipet e tjera kështu janë. Do rregullohen gjërat besojmë.
SITUATA – “Pas një fitoreje kemi moral dhe me të ardhurat do të rregullohen të gjitha. A do qëndroj? Nuk e them dot jo”.