Shkurtaj i shumëdëshiruar, 100 mijë euro dhe një… problem

Vasil Shkurtaj është një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit tonë, ndërkohë që dëshira e tij është që të largohet jashtë vendit. Te Luftëtari sigurisht që duan të përfitojnë sa më shumë dhe deri më tani janë disa klubet që e duan.

Sa u takon atyre në Superiore, Partizani është mes tyre dhe është gati edhe të paguajë për kartonin e tij. Për ta pasur më të lehtë fitimin e titullit ia vlen të shpenzosh. Nga ajo çfarë thuhet nga burime pranë klubit të Luftëtarit, çdo klub që e do duhet të paguajë rreth 100 mijë euro.

Kukësi është lakuar si i interesuar për Shkurtajn, ndërkohë që edhe te Laçi e dëshirojnë. Prej kohësh kurbinasit kanë kërkuar informacion mbi kontratën e tij me Luftëtarin, nëse i përfundon në janar apo më vonë. Mbetet për t’u parë gatishmëria e bardhezinjvë për të paguar kartonin e sulmuesit, pasi thuhet se me gjirokastritët pat nënshkruar për tre vite verën e shkuar.

PROBLEMI – Te Luftëtari ka pasur probleme pagash dhe vetë në klub e kanë pranuar. Pas një lajmi të “SportEkspres.com” se lojtarët prej pesë muajsh nuk paguhen, nga Gjirokastra erdhi edhe reagimi: “Lojtarët kanë vetëm dy muaj pa paguar”.

Gjithsesi disa ditë më pas erdhi një tjetër njoftim, këtë herë përmes sajtit zyrtar të klubit: “Luftëtari ka kaluar në bankë një nga tre rrogat e prapambetura”. Sikurse kuptohet, një situatë e tillë mund ta kishte nxjerrë Luftëtarin duarbosh me ndonjë prej futbollistëve.

Njoftimi i bërë nga Luftëtari më 13 nëntor

Rregullorja e thotë qartë, që kushdo lojtar që nuk paguhet për tre muaj radhazi mund të dalë lojtar i lirë. Nëse një situatë e tillë do përsëritet sërish, në Gjirokastër mund të humbasin ndonjë prej lojtarëve. Futbolli është profesion dhe normalisht gjithsecili kërkon të marrë djersën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *