Shkumbini nuk ka rivalë, triumfojnë Tërbuni e Partizani B

U luajtën ndeshjet e javës së pestë në Kategorinë e Dytë dhe në grupin A gara për t’u ngjitur në të Parën gara duket mjaft e ashpër. Tërbuni, Luzi dhe Spartaku ndajnë vendin e parë me nga dhjetë pikë.

Pukjanët fituan sot në transfertë me Internacional Tiranën, kurse Luzi në shtëpi me Vllazninë B. të dyja ndeshjet u vendosën nga një gol. Spartaku ndërkohë ka likuiduar me rezultatin 2-0 Gramshin dhe mbetet në rrugën e duhur në kampionat.

Fitore edhe për Partizanin B, që ka thyer Kukësin B. Vetëm një ndeshje është mbyllur në barazim. Ada dhe Klosi kanë ndarë nga një pikë. Ndërkohë Kevitan-Tirana B nuk është zhvilluar ditën e sotme.

KATEGORIA E DYTË – JAVA 5

Grupi A
Spartaku- Gramshi 2-0
Ada- Klosi 1-1
Internacional Tirana-Tërbuni 0-1
Luzi 2008-Vllaznia B 1-0
Kevitan-Tirana B (Nuk u zhvillua)
Kukësi B-Partizani B 0-1
Sopoti (Pushim)

Shkumbini është në rrugë të mbarë, pasi ia ka dalë të marrë pikët e plota deri më tani. Peqinasit bënë detyrën në shtëpi kundër Përmetit, madje duke shënuar tre gola që në 10 minutat e para të ndeshjes.

Gjithsesi Maliqi është aty, pasi ka vetëm dy pikë më pak se Shkumbini. Sot ata kanë arritur të marrin tre pikë në transfertë me Këlcyrën. Fitore me vlera edhe për Devollin, që i është falur Kames në transfertë kundër Naftëtarit.

Skrapari nuk ka falur Tepelenën në shtëpi, ashtu sikurse Albpetroli Gramozin. Një ditë më parë është luajtur Termi-Memaliaj, që ka prodhuar 7 gola. Miqtë arritën të fitonin me rezultatin 2-5.

Grupi B
Skrapari-Tepelena 1-0
Delvina-Butrinti 2-0
Këlcyra-Maliqi 1-2
Albpetrol-Gramozi 1-0
Shkumbini- Përmeti 3-0
Naftëtari-Devolli 0-1
Termi- Memaliaj 2-5

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *