Shkumbini në kaos, lojtarët gati “valixhet”

Peqinasit janë në kaos total dhe askush nga krerët më të lartë, duke filluar që nga Bashkia e Peqinit, apo dhe donatorët këtë verë nuk e kanë vënë shumë “ujin në zjarr” për futbollin edhe pse para 2-3 muajve u premtua një ekip me pretendime madhore. Por, duket se largimet e disa lojtarëve titullarë, ka nxjerr në pah dukshëm problemet në kampin peqinas. Largimet kanë ardhur si rrjedhojë e mungesës financiare, por edhe e mungesës së një shpresë për vijmësinë. Madje, edhe disa titullarë që kanë mbetur në Peqin i kanë bërë gati “valixhet” sepse ende nuk kanë marrë konfirmimin për financat e sezonit të ri. Që do të thotë, se skuadra do të rrezikojë që të mbetet në Kupë, në mesjavë me lojtarë të rinj. Por edhe ata janë me “pikatore” sepse Shkumbini në sezonin e shkuar nuk u përfaqësua nga ekipet U-17 dhe U-19. Ndaj edhe drejtuesit dhe konkretisht Bashkia e Peqinit duhet që të lëvizin sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që skuadra të mos degradojë edhe më keq.

TIFOZËT – Janë mjaft të shqetësuar ultrasit peqinas për situatën në të cilën ndodhet skuadra e tyre e zemrës. Largimet e Turhanit e Jaupit së fundmi, duket se kanë bërë që edhe ultrasit të humbasin shpresat për një ekip me pretendime në sezonin e ri. Madje, shumë prej tyre kanë arritur deri aty saqë janë pesimistë dhe shpresojnë që Shkumbini në kampionatin e ri të mos rrezikojë të mbetet në dorë të të rinjve, pasi edhe shumë nga titullarët që po stërviten, nëse nuk iu plotësohen kushtet do të largohen pasi kanë shumë oferta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online