Shkon më tepër sesa një vëllazërore! Ilir Daja do të krijonte Skënderbeun e ri në Kosovë, shifra të frikshme përfitimi

Ballkani ka bërë një arritje historike duke kaluar në fazën Play Off të Conference League. Ekipi i Ilir Dajës e ka shfrytëzuar më së miri shortin dhe tani do të luajë me Shkupin, për të përcaktuar ekipin që do të arrijë në fazën e grupeve. Një derbi shqiptarësh që do të shkojë shumë më tepër sesa vëllazërore, për vetë shifrat që janë në lojë.

Ballkani ka siguruar deri tani 1.03 milionë euro nga kalimet e tureve. Nëse arrin në fazën e grupeve, atëherë do të fitonte edhe 2.94 milionë euro të tjera. Shifra këto që do të njihnin vetëm rritje për të krijuar një Skënderbeu në Kosovë që do të ishte thjeshtë i pakapshëm nga rivalët e tjerë në aspektin financiar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online