Do të ishte mbreslënëse për tifozët shqiptarë, Armando Broja mund ta nisi nga minuta e parë kundër Totenham të Antonio Conte

Armando Broja ka debutuar me ekipin e Chelsea të Tuchel. Sërish në një ndeshje kundër Everton, ndërsa këtë herë sulmuesi shqiptar hyri në fushë në minutën e 75 dhe ku ishte më i pjekur, ndryshe nga koha e Lampard. Aktualisht londinezët po vuajnë për një sulmues dhe Broja është i vetmi natyral që kanë në organikën e tyre. Eksperimentet me dërgimin e Sterling dhe Havertz në qendër nuk kanë dhënë shumë shpresa për Tuchel.

Ndërkohë ndeshja e radhës do të jetë delikate pasi Chelsea e gjen veten përballë Totenham të Antonio Conte. Sipas gazetarit pranë klubit të Chelsea, Simon Philips, ka shumë mundësi që Armando Broja ta nisi nga minuta e parë këtë ndeshje dhe të marrë vendin e Havertz që në takimin e fundit ishte si qendër sulmues. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online