Lojtarët e sotëm duhet të marrin leksione! Juventusi ra në Serinë B, Del Piero la pa fjalë Ferguson: Zotëri, nuk vij te ju se ekipi im ka nevojë për mua, është në telashe

Sir Alex Ferguson është pa asnjë dyshim një nga trajnerët më të mëdhenj të futbollit të të gjitha kohërave. Skocezi krijoi një ekip ikonë te Manchester United dhe gjatë karrierës së tij ai punoi me shumë emra të mëdhenj të futbollit. Në vitin 2006, Sir Alex u përpoq të sillte legjendën Alessandro Del Piero në Teatrin e Ëndrrave. Ferguson thirri “dhjetëshin” e Zonjës së Vjetër pas rënies së klubit dhe i ofroi të vinte në Mançester.

“Pasi Italia fitoi Kupën e Botës në vitin 2006 dhe Juventusi ra nga kategoria, unë isha i bindur se Del Piero do të largohej nga klubi. Një lojtar si ai nuk luan në një ligë tjetër,” kujton Sir Alex Ferguson. Trajneri i famshëm ishte gati të sillte Del Piero në Old Trafford. Mirëpo, gjatë bisedës me të ka ardhur një përgjigje tronditëse.

“Pas ofertës sime, ai më dha një përgjigje që më tronditi. Më tha: Zotëri, ju keni folur më parë me mua. Unë ju respektoj shumë, por Juventusi im po vuan dhe është detyra ime të qëndroj këtu. Juve është në telashe, unë jam kapiteni i ekipit dhe si mund të presësh që unë të largohem prej tij”, ishin fjalët e Del Piero për Sir Alex. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online