Shkodra: Kukësi nuk duhet të kënaqet me barazimin, nuk jemi nën presion

Donjet Shkodra nuk është stërvitur me grupin në këto ditë pas ndeshjes me Flamurtarin, për shkak të një problemi fizik që ka pasur. Mesfushori ka folur sot në konferencën për shtyp ku ka treguar gjendjen e tij, por dhe pritshmëritë që ka për takimin me Tiranën. Shkodra beson se do të jetë gati për ndeshjen e kësaj jave dhe thekson se skuadra nuk është në presion.

-Donjet, do jeni i gatshëm për këtë ndeshje?
Po, është e vërtetë që kam pasur një dhimbje të vogël, pas ndeshjes me Flamurtarin. Këto dit kam bërë terapi dhe mendoj se do të shohim sot në stërvitje, besoj se do të jem gati për këtë sfidë.

-A jeni nën presionin të rezultateve?
Tirana është një ekip që duhet të vlerësohet gjithnjë. Mendoj se nuk jemi nën presion, pasi siç dihet ne në janar ishim shumë pikë pas vendit të dytë dhe më pas i rikuperuam me vetëm 2 faza dhe arritëm që të shkëputeshim nga vendi i tretë dhe i katërt.

-Do ju kënaqte një barazim në këtë takim?
Kukësi nuk duhet të jetë i kënaqur me një barazim, edhe pse duhet të shohim se si shkon ndeshje. Mund të jetë një ndeshje që në fund edhe mund të kënaqesh me një barazim, por para ndeshjes duhet të mendojmë vetëm fitoren.

-Trajneri ka rezervuar fjalë të mira për ju, ndonëse luani jo në pozicionin tuaj natyral, ju personalisht si ndiheni?
Jam i kënaqur dhe vetë. Luaj në një  pozicion pak ndryshe nga ai që kam luajtur më parë. Nëse do të marrim rezultate më pozitive do të jem akoma dhe më i lumtur.

-Si e gjykoni këtë edicion me Kukësin deri më tani?
Kur erdha vjet ishim në vendin e katërt dhe besoja se do ta ndihmoja ekipin që të shkonim më lart në klasifikim, diçka që ndodhi. Tani jemi në fillim të kampionatit dhe nuk mund te them a jam i kënaqur apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online