Shkëndija “tris” në derbi, Shkupi befason Rabotniçkin

Shkëndija e Tetovës ka fituar derbin kundër Renovës me rezultatin 0-3, ndërkohë që ky triumf e ka çuar në pesë pikë diferencën me Vardarin e vendit të dytë. Akademija Pandev i ka ndalur kryeqytetasit dhe kjo ka bërë që Shkëndija të festojë dyfish.

Valmir Nafiu ishte ai që hapi serinë e golave për tetovarët, ndërkohë që në pjesën e dytë realizuan edhe Bojku e Imeri. Ky i fundit është edhe pjesë e Shqipërisë U21. Një fitore me vlera për Shkëndijën, por nga ana tjetër Renova i afrohet zonës së ftohtë.

Feston Shkupi, që ka arritur të mundë me rezultatin e pastër 0-2 Rabotniçkin. Një ndeshje derbi e fituar nga skuadra bardhekaltër. Amir Bilali i shënoi gol ish-skuadrës së tij, ndërkohë që në fund Veliu i dha fund takimit me golin e dytë të realizuar.

LIGA 1 MAQEDONI – Java 18

Renova-Shkëndija Tetovë 0-2
Shënues:
Nafiu 23’, Bojku 67’, Imeri 89’

Rabotniçki-Shkupi 0-1
Shënues: Bilali 26’, Veliu 82’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *