Shkëndija e Tetovës nuk di të ndalet këtë merkato dhe vazhdon të afrojë në skuadër lojtarë shumë cilësorë. Pas ardhjes së sulmuesit Ibraimi, Shkëndija ka bërë një tjetër goditje “big”.
Bëhet fjalë për mesfushorin me nënshtetësi kroate, Zeni Husmani. 28-vjeçari është një lojtar shumë cilësor dhe sipas “Transfermarkt”, vlera e tij më e madhe ka kapur 1 milionë euro në vitin 2011.
Mesfushori difensiv është një vlerë e shtuar e kuqezinjve nga Tetova, që duket se titullin kampion të Maqedonisë e kanë siguruar, por synojnë të ecin sa më shumë edhe në arenën evropiane. Vetë Husmani pranoi se ka ardhur te Shkëndija për të luajtur në Evropë dhe se është i bindur që skuadra do të bëjë shumë mirë në vitet pasardhëse.
Sot, Shkëndija ka luajtur edhe një miqësore përballë Makedonija, skuadër të cilën e ka mposhtur 2-1. Golin e parë për kuqezinjtë e ka realizuar sulmuesi i Shpresave, Shefiti, i cili duket se ka një të ardhme të ndritur.