Shkëndija fitore me aromë titulli, Renova ia del përballë Shkupit

Një gol i Visar Musliut (goli i tretë në kampionat) në pjesën e parë i ka siguruar tre pikë të tjera Shkëndijës. Kuqezinjtë nga Tetova fituan në transfertë përballë Akademija Pandev, ekipit që renditet në vendin e tretë në renditjen e kampionatit të Maqedonisë Veriore dhe që vinte nga katër fitore rresht në kampionat e kupë.

Kjo fitore i ngjit kampionët në fuqi në kuotën e 59 pikëve, duke e çuar në 10 pikë diferencën me Vardarin ndjekës (u ndal në barazim në transfertën e Pobedës).

Renova mposhti Shkupin në shtëpi dhe u ngjit në vendin e katërt. Goli i Stojanovski në fundin e pjesës së parë, i cili kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë me 14 gola, vendosi sfidën. Triumfi i dytë rresht në shtëpi për Renovën, ndërsa kjo ishte humbja e katërt rresht në kampionat për ekipin nga kryeqyteti.

MAQEDONIA E VERIUT LIGA 1 – Java 26

E mërkurë, më 3 prill 2019, ora 15:30

Akademija Pandev-Shkëndija Tetovë 0-1
Shënues: Musliu 30’

Pobeda-Vardar 0-0

Rabotnicki-Belasica 1-1

Renova-Shkupi 1-0
Shënues: Stojanovksi 45’

Sileks-Makedonija GP 1-1
Shënues: Aleksovski 66′ / Kirovski 41′

Renditja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *