Shkëmbi: Dhamë gjithçka në fushë, ja kush janë “aleatët” e Teutës

Teuta nuk ia doli të fitonte ndeshjen direkt me Partizanin, pavarësisht se Gashi i kaloi vendasit në avantazh. Asani barazoi rezultatin në pjesën e dytë dhe ndeshja u mbyll në barazim. Bledi Shkëmbi ka folur pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli” në “SuperSport”.

Trajneri korçar është i kënaqur më paraqitjen e ekipit dhe rikthimin e tifozërisë në mbështetje të Teutës, që ndeshjen e fundit në kampionat e ka humbur shumë kohë më parë, pikërisht përballë kundërshtarit të sotëm në fazën e parë. Elozhe për Gashin dhe Kallakun, ndërsa trajneri i bregdetarëve e pranon verdiktin e fushës.

Çfarë i mungoi sot skuadrës?
Nuk na mungoi gjë. Bëmë maksimumin. Pas rezultatit 1-0 patëm një tërheqje edhe për meritë të kundërshtarit. Jam i kënaqur nga lojtarët, bënë ato që kërkuam. Rezultati është Ok.

Çfarë u premtoni tifozëve?
Donim shumë ta fitonim ndeshjen për këta tifozë, të cilët i falënderoj që ishin të shumtë sot. Veç rezultatit, lojtarët bënë maksimumin dhe për fat të mirë edhe tifozët mbetën të kënaqur.

Mund të ishte evituar goli me një faull?
Me një faull taktik mund të mos ishim ndëshkuar. Futbollisti vendos në sekond. Sidibe u mundua të shkaktonte faull, por nuk e arriti dhe u ndëshkuam. Reaguam mirë dhe krijuam raste, por nuk kishim fat, ashtu si nuk shënuam dhe për meritë të Hoxhës. Luajmë ndaj Partizanit, një ekipi që është shumë i vështirë për ta mundur.

Një koment për Gashin?
Më bëhet qejfi për Gashin, ashtu si për Kallakun. I kemi marrë me besim që të jenë investim për klubin. Janë të aftë për të luajtur me Teutën në Superligë dhe për të qenë të rëndësishëm për skuadrën.

Çfarë do i kishit ndryshuar kësaj ndeshje dhe a biseduat me Osmanin në pushim?
Nuk do të ndryshoja asgjë nga kjo ndeshje. Lojtarët bënë më të mirën e tyre. Nuk ka asgjë për të dyshuar. Nuk i fola Osmanit, pasi ishte i qetë në pushim. Kishim raste, por nuk shënuam. Ky është futbolli. Mendojmë ndeshjen e radhës.

A ka aleatë Teuta?
Aleatët ishin tifozët, deri tani kemi pasur lojtarët, stafin, presidentin dhe sponsorët. I kemi treguar aleatët nga ndeshja në ndeshje, madje edhe sot.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online