Shkëmbi debutim ëndrrash, “fundos” Besën dhe nderon Erzenin e Stojkut

Glen Domi

Erzeni fiton dhe merr tri pikë të çmuara duke u ngjitur në vendin e tretë në klasifikim. Shijakasit mposhtën Besën me rezultatin e pastër 2-0 falë dy golave të sulmuesit të talentuar i afruar këtë merkato janari, Fation Shkëmbi. Erzeni tregoi vendosmëri, besim dhe grintë duke arritur atë çka meritonte dhe duke kënaqur rreth 1600 tifozë që mbështetën fuqimisht skuadrën. Sulmuesi i ardhur nga Vora ishte “çelësi” i këtij suksesi me dy gola mjaft të bukur. Sakaq, Besa dështon sërish duke qenë pothuajse inekzistente në fushën e lojës!

NDESHJA – Erzeni e nis në sulm, në kërkim të golit të avantazhit. Dakavelli e nis lojën duke ekzekutuar një goditje dënimi, krosimi i tij largohet nga mbrojtja Kavajase por aty  i gjendur në gatishmëri Fation Shkëmbi gjuan mjaft bukur duke çuar topin në rrjetë. 1-0 në vetëm dy minuta lojë dhe ka entuziazëm të vërtetë në “Tofik Jashari”. Pritej reagimi i Besës por kanë qenë sërish vendasit që rrezikojnë disa herë. Fillimisht Endri Lala i afrohet golit pas një goditje me kokë, por pret Miraka. Në të 25′ Besën e shpëton traversa pasi Jurgen Goxha kërcen mbi të gjithë duke gjuajtur me kokë por traversa i mohon golin. Një minutë me pas në të 26′, është kamerunasi Xhixhiua që shërbehet nga Xhemalaj. Sulmuesi depërton në zonë por gjuan nga një kënd i vështirë duke mos rrezikuar portën. Miqtë nuk i afroen pothuajse fare portës së mbrojtur nga 33-vjeçari Bytyçi. Sërish Xhixhiua i afrohet golit, ku në të 35′ Polisi vertikalizon nga e djathta, sulmuesi kamerunas ka një shans të artë dhe gjuan bukur, por Festim Miraka pret në mënyrë të shkëlqyer. Loja po shkonte drejt fundit dhe kur mendohej se do mbyllej 1-0 pjesa e parë, Shkëmbi shënon golin e dytë. Me avantazhin 2-0 në favor të vendasve mbyllet fraksioni i parë.

PJESA E DYTË – Me rifilimin e lojës, skuadrat duken më të qeta. Erzeni menaxhon takimin duke qarkulluar topin ndërsa Besa dukej e dorëzuar. Do të vinte minuta e 71′ për rastin e parë në pjesën e dytë. Mesfushori Kleandro Farruku i ardhur në merkaton e janarit, i sapofutur në lojë provon nga distanca, por portieri Miraka grushton me vështirësi.  4 minuta më pas në të 75′ Polisi humbet një rast flagrant pas një asisti të Xhixhiuas. Edhe afër fundit të takimit, Bardhi e Vathi mund të shënonin për Erzenin. Mbyllet 2-0 takimi me Erzenin që merr tri pikë në çastin e duhur duke mposhtur një rival direkt si Besa.

 

Stojku: Falënderoj lojtarët, më befasuan

Trajneri i ri i Erzenit, Gentian Stojku, pas ndeshjes së djeshme falënderoi tifozët dhe sidomos lojtarët: “Kam vetëm 3 ditë në krye të skuadrës. Nuk e njoh ende mirë ekipin, por në një kohë kaq të shkurtër arrita që të përcjell idetë e mija tek lojtarët që dua t’i falënderoj përzemërsisht dhe i përgëzoj pasi sot i zbatuan në mënyrë perfekt detyrat. U surprizova nga ekipi. Falënderoj dhe tifozët për këtë mbështetje kaq të madhe. Jam i bindur se do përmirësohemi akoma më shumë”.

Sherr mes Goxhës e Onu, e pëson edhe Lala

Në minutën e 38-të, teksa gjyqtari Kridens Meta këshillon teknikun kavajas, Bledar Sinella, sulmuesi i miqve Onu debaton me mbrojtësin Jurgen Goxha! Madje, afrikani e godet duke shkaktuar një precedent nga e cila ndëshkohet me kartonin e kuq. Por, ndëshkohet edhe sulmuesi i Erzenit, Endri Lala i cili është ndëshkuar gabimisht nga gjyqtarët, duke e menduar si pjesë të sherrit. Gjithsesi, takimi rifillon dhe ekipet mbeten me nga 10 futbollistë!

Erzeni 2-0 Besa

Shënues: Shkëmbi 2′, 45’+3′

Erzeni: Bytyçi, Konduri (R. Troplini 91′), Teqja, Goxha, Vathi, Dakavelli (Farruku 70′), Xhemalaj, Polisi, Shkëmbi (Bardhi 74′), Lala, Xhixhiua. (Në dizpozicion: I. Deliallisi, R. Hoxha, E. Kllari, Bregu). Trajner: G. Stojku.

Besa: Miraka, D. Brahimaj (Bushi 63’), Rramilli, Dikson, Perja, Thaçi (Oshafi 68′), A. Deliallisi, Br. Brahimaj, Mihani, Onu, Pasha (Cara78′). (Në dizpozicion: Duka, B. Naçi, Bushati)

Kartonë të verdhë: Shkëmbi 2′, Farruku 73′, Konduri 91′ / A. Deliallisi 44′, B. Brahimaj 53′

Kartonë të kuq: Lala 38′ / Onu 38′

Gjyqtarë: Kridens Meta, Ergin Doda, Ermal Barushi (Tiranë)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online