Shkëlqimi i Fangajt, shpërthen Hasani: Zoti i mëshiroftë të padrejtët!

Abdurrahman Fangaj është një nga të rinjtë e shumtë te Laçi. Shkodrani i mbrojtjes këtë sezon ka arritur të shënojë dy gola në kampionat dhe i fundit ishte kundër Tiranës. Një realizim mjaft i bukur, që ka marrë vëmendjen e Alban Hasanit, drejtorit të akademisë së Vllaznisë.

“Fangaj, Zoti i mëshiroftë ato që të bënë padrejtësi”, shkruan ish-qendërmbrojtësi i Vllaznisë, por edhe i Laçit. Hasani e ka shprehur shpesh zhgënjimin për faktin se Vllaznia pat lënë të lirë Fangajn dhe Silvio Zogajn, ky i fundit i rikthyer në Shkodër këtë verë.

SportEkspres.com  ka kontaktuar me vetë Hasanin, i cili ka shtuar: “Më vjen keq shumë sepse kam këmbëngulur jashtë mase se si ka mundësi që lojtarë si Fangaj e Zogaj, të dy lojtarë të akademisë Vllaznia e kampion Shqipërie me U17 e me U19, gjithashtu lojtarë të ekipit kombëtar të moshave, të lihen të lirë”.

“Duhet të kemi durim, se nuk mund të pretendohet që në moshën 18-vjeçare të jenë talente të nisim e të themi direkt se nuk bëjnë. Largimi i Fangajt më ka prekur shumë, pasi ka qenë lojtari më shembull i akademisë Vllaznia. Njeri model, që rrallë mund të gjendet sot”.

VLADIMIR PRENGA

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online