E kur të gjithë mendonin se do të ishte Sarri trajneri që do të shkarkohej në Premier Ligë, ishte bashkëkombësi i tij, Ranieri ai që u shkarkua. Për shkarkimin e Ranierit, reagoi italiani i Çelsit, i cili tha se ndjen shumë keqardhje për largimin e bashkëkombësit të tij dhe tha me bindje se do të rikthehet shumë shpejt në majat e futbollit.
“Me të vërtetë jam shumë i mërzitur. Më vjen keq që gjërat nuk shkuan mirë për Klaudion. Është një trajner i madh dhe në të ardhmen, do të rilindë sërish dhe do të rikthehet në majat e futbollit. Ky shkarkim do e dëmtojë disi psikologjinë e tij, por është një njeri i fortë dhe do të reagojë”,- u shpreh Sarri.