“Shitjen e ndeshjes as që e llogaris”, Duka jep lajmin që mbush me shpresë: 4-5 lojtarë të Shpresave do kalojnë në Kombëtaren A

Armand Duka ka qenë i ftuar mbëmjen e sotme në një intervistë për “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu. Vëmendjen më të madhe e tërhoqi bojkoti i Kategorisë Superiore, megjithatë në intervistë pati vend edhe për Kombëtaren kuqezi. Hipoteza e shitjes së ndeshjes me Lituaninë nuk shkon për asnjë moment në mendjen e kreut të FSHF-së, i cili shprehet se ky fenomen nuk ekziston në ekipin kombëtar. Ndërkohë presidenti i Federatës Shqiptare vjen edhe me një lajm të mirë, që të mbush me shpresë për të ardhmen e kuqezinjve, teksa zbulon se 5 lojtarë të Shpresave do i bashkohen djemve të Rejas në muajin tetor.

“Humbja me Lituaninë? Nuk është hera e paë që ndodh kur kundërshtarin nuk e vlerëson si duhet. Kjo është diferenca mes skuadrave të mëdha dhe të vogla. Me sa duket ne jemi akoma një skuadër e vogël, sepse nuk dimë të vlerësojmë kundërshtarin. Pikërisht ky ishte rasti i Lituanisë, ku të gjithë ne menduam se menduam se janë më të vegjël se ne, por fusha tregoi që ishin më të mëdhenj se ne. Ishte tetëkënaqësi. Shitje e ndeshjes? Kjo është sëmundje e vjetër e shqiptarëve. As që e llogaris në atë lloj ekipi. Kam besimin e plotë te 100% e ekipit që nuk ndodh ky fenomen në ekipin Kombëtar. Në kampionatin shqiptar padyshim që ka ekzistaur. Është minimizuar, në kampionat thuajse nuk ekziston. Në ndonjë ndeshje kupe në edicionin e kaluar edhe ka ndodhur.

Objektivi i merituar është 2024. Duken premtues. Jo vetëm ata që luajnë në ekipin e parë, por janë edhe disa të tjerë, 4-5 lojtarë nga ekipi Shpresa që do të të ftohen në muajin tetor për të qenë pjesë e ekipit për t’u ambientuar dhe për të qenë perspektivë e skuadrës në 2024. Kjo të mbush me një lloj optimizmi që ne vërtetë jemi pretendetë real për 2024-ën”, ka thënë Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online