“Na dhanë leksion”! Trajneri i Lacios tregon: Kjo më bëri më shumë përshtypje te Interi sot, e kam parë rrallë në karrierën time

Lacio humbi kundër Interit me shifrat 3-0 dhe nuk arriti dot që të kalonte në fazën finale, në atë përballje me Napolin. Trajneri Sarri ka treguar menjëherë pas ndeshjes problemet e skuadrës së tij, ndërsa vlerësoi shumë te Interi lëvizjen e shpejt të topit.

“Në pjesën e dytë asgjë nuk ndryshoi me zëvendësimet tona, nëse kjo është performanca kolektive, zgjedhjet e mia nuk do të ndryshojnë. Përveç meritave të Interit, ka edhe të metat tona. Jemi të zhgënjyer, diferenca nuk është kjo, por sonte ishim të varfër taktikisht dhe mendërisht.

Interi e lëvizte topin më shpejt se zakonisht. Ajo që më bëri përshtypje te Interi ishte se ata e lëviznin topin me një shpejtësi që unë rrallë e kam parë, por sonte ka të metat tona. I thashë ekipit se në të tilla mbrëmje, duhet të marrim leksione”, tha Sarri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online