Dashuri që nuk harrohet lehtë, shihni sesi feston Galliani për Milanin

Disa gjëra në jetë mbeten të pa ndryshuara, ashtu është edhe dashuria e Adriano Galianit për Milanit. Ish drejtori sportiv i “djallit” u largua menjëherë pasi Berlusconi vendosi të shiste përfundimisht klubin e Milanit tek kinezët. Pas blerjes së Monzës nga Silvio Berlusconi, Galiani iu bashkua shokut të tij të ngushtë duke zgjedhur përsëri postin e drejtorit sportiv. Megjithatë 76 vjeçari nuk mungon në asnjë ndeshje të Milanit. Edhe ditën e sotme ai gëzoi si i çmendur në momentin që Ibrahimoviç shënoi golin e parë.

Adriano Galiani është shembulli kryesor i tifozëve të vërtetë milanistë. Pasi pavarësisht se ka obligime të tjera duke qenë drejtori sportiv i Monzës, nuk nguron asnjëherë të përkrahë skuadrën e tij të zemrës. Vitet e fundit kuqezinjtë kanë qenë në një moment mjaft te vështirë, pasi kanë 8 vjetë që nuk shkojnë më shumë se vendi i 5-të, duke humbur kështu mundësinë për të luajtur në Champions League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online