“Paga fasonësh? Vëllai i kryeministrit është i siguruar për 5 milionë”, Duka: Më mirë një kampionat i shëndetshëm, se 2 javë të çala

Bojkoti në futbollin shqiptar vazhdon, teksa takimi me Kryeministrin Rama ende nuk ka mbërritur. Fidel Ylli ka qenë i pranishëm në mbledhjen e sotme të Ligës së bashku me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, megjithatë klubet nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre. I ftuar në “Opinion” Duka ka qartësuar më mirë situatën dhe propozimet që klubet shqiptare kërkojnë të përmbushen. Kreu i FSHF-së kujton se të gjitha janë vetëm një pjesë e premtimeve të vetë Kryeministrit Rama. Në fund thekson se nëse një projektligj nuk vjen nga ana e Qeverisë, atëherë bojkoti do të vazhdojë.

“Nuk pretendohet për gjëra shumë të mëdha. Madje nuk pretendohet të mbahen të 12 premtimet e Kryeministrit, por vetëm 4 prej tyre, që shihen si më të rëndësishmet. E gjithë Europa ka ligje që lehtësojnë barrën fiskale të atyre bizneseve që sponsorizojnë në sport. Shqipëria ka një ligj që nga 94-a, nga i cili fitimet janë 0 se nuk incetivon njeri për të investuar. Ajo që ka bërë Qeveria është se këtë ligj e ka shumë zuar me tre. 3 shumëzim 0 jep 0 sërish. Të krijojmë një bazë ligjore të shëndoshë që t’i rregullojmë të gjitha. Ne kemi propozuar më shumë se një skemë. Qeveria shqiptare le të marri dhe të implementojë një nga to. Le të implementojë një ligj gjerman, një të Kosovës apo një të Hungarisë. Ai i Hungarisë është shumë më i përparuar, pasi i dedukton taksat deri në 80%.

Mos shko larg shumë në Europë, shko në Kosovë, aty ku 30% të tatimit ta sponsorizojë në sport. Të gjitha bizneset që subvencionohen bëhet me qëllimin sepse e kanë të pamundur të nxjerrin të ardhurat e tyre. Nuk është për të zeruar taksat, por kamatvonesat, që është një shumë e vogël. Kjo Premtimi i Qeverisë ka qenë edhe më shumë, që të fali edhe taksat, por ne nuk e kërkojmë këtë.

Pagat e futbollistëve janë të ndryshme. Mund të variojnë nga 200 euro deri në mbi 6 mijë euro.  Lojtarët deklarohen si fasonë? Unë i them Kryeministrit që vëllai i tij është i siguruar për 5 milionë lekë.  Jemi dëshmitarë të një tranzicioni 30-vjeçar, që presidentët e futbollit kanë lodhur ekonominë e tyre familjare.

Kam folur disa herë me Kryeministrin, i cili ka qenë optimist dhe ka thënë që ne këto të gjitha do t’i bëjmë. Vendimi nga klubet ka qënë që vjen, nuk donin të nisnin kampionatin. Sot kemi qenë të ftuar në mbledhjen e Ligës bashkë me Fidel Yllin dhe ishte në të njëjtin mendim me ne. Premtoi se Kryeministri ka dëshirën dhe vullnetin për t’i zjgidhur. Nëse vullneti është vërtetë siç thotë Zoti Ylli, do të shkojnë sërish relacionet. E nëse është vullneti, atëherë projektligji për 1 javë mund të bëhet. Nëso jo atëherë bojkoti do të vazhdojë. Më mirë të fillojmë një kampionat të shëndetshëm, një kampionat që do rezistojë më shumë, një kampionat që do prodhojë më shumë se sa të kemi 2 javë të çala”, ka deklaruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online