Kalimi i Nejmar në verën e kaluar te PSG ndryshoi strategjinë e drejtuesve të Barcelonës. Francezët paguan klauzolën prej 222 milionë eurosh dhe braziliani la katalanasit për t’u transferuar në Paris.
Nga ai moment ndryshoi politika e Barcelonës, sa i përket yjeve të saj. Klubi vendosi të rriste klauzolat e lojtarëve të saj, për të shmangur një tjetër rast si të Nejmarit.
Gjatë vitit të fundit është punuar shumë për rinovimet dhe klauzolat e largimit. I pari ishte Leo Mesi, klauzola e të cilit kaloi nga 300 milionë euro në 700 milionë euro. Pastaj me radhë: Ter Shtegen (nga 80-180 milionë euro), Serxhi Roberto (nga 40-500 milionë euro), Xherard Pike (nga 200-500 milionë euro), Samuel Umtiti (nga 60-500 milionë euro) e deri te Serxho Buskets (nga 200-500 milionë euro).
Shifra totale e klauzolave të lojtarëve të Barcelonës shkon në 6 miliardë euro, ndërsa dy të fundit që mungojnë në apel janë Zhordi Alba dhe Ivan Rakitiç. Klubi po punon për rinovimin e kontratave të mbrojtësit dhe kroatit, kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2020 dhe kanë respektivisht klauzola largimi nga 150 dhe 125 milionë euro.
El Barça blinda a su plantilla tras el ‘Caso Neymar’ por @xavimunyozMD
Infografia: @VaneVmaurihttps://t.co/9LlhKZmgwx#fcbarcelona pic.twitter.com/gZIT2KfWM2— infografiaMD (@infografiaMD) October 13, 2018