Shishet ndaj Polonisë u quajtën skandal/ Në Francë bëhet kaos total, digjet rrjeta, përleshje me forcat e policisë dhe lojtarë gjuhen me pishtarë

Ndeshja ndaj Polonisë do të rezervonte një skenë të pakëndshme pas shënimit të golit në minutën e 77, kur tifozët hodhën në fushë shishe me ujë në drejtim të lojtarëve polakë. Një lajm i tillë menjëherë do të bënte edhe xhiron e mediave të huaja, duke e quajtur një skandal të vërtetë. Por nëse flitet për huliganizëm Europa nuk qendron pas, e madje edhe në ato vende që konsiderohen si elitë.

Rasti i fundit erdhi mbrëmjen e sotme. Ndeshja mes St. Ettiene-it dhe Agers-it nisi një orë më vonë se sa kur ishte planifikuar. Shkak për këtë është bërë sjellja e pakontrollueshme e tifozëve. Këta të fundit kanë pushtuar fushën me flakadanë, e madje duke djegur edhe rrjetën e njërës prej portave. Për të vënë në rregull situatën kanë ardhur forcat e rendit, të cilat në fund janë përleshur me tifozët. Një kaos total për ndeshjen e vlefshme për javën e 11 në Ligue 1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *