“Kisha oferta të tjera nga Seria A, vjet shënova 15 gola“, Manaj krahason trajnerin: Është si Setieni, pyeta Ismajlin në Kombëtare

Rei Manaj ka dhënë një intervistë së fundmi për “La Nazione”. Sulmuesi shqiptar flet mbi aventurën e re të nisur në Serinë A me Specian, ku ka si objektiv të shënojë sa më tepër gola. Futbollisti 24-vjeçar vlerëson së tepërmi tifoët e skuadrës, të cilët duket se i kanë rezervuar një pritje të ngrohtë si në shkallët e stadiumit ashtu edhe në rrugët e qytetit. Këshillat për Specian ia kanë dhënë dy ish-lojtarë të këtij klubi, Memushaj dhe Ismajli, që e kanë bindur të zgjedhë pikërisht skuadrën ligure.

Objektivat – “Të shënoj gola, por edhe të vihem në shërbim të skuadrës. Unë e shoh veten si sulmues, shënova 15 gola vitin e kaluar, por nëse trajneri më thotë të luaj mesfushor sulmues apo anësor, unë i respektoj zgjedhjet dhe përshtatem”.

Tifozët- “Tifozë të nxehtë, mund të shihni që ekipi dhe njerëzit janë një. Tifozët këndojnë dhe vuajnë për ekipin e tyre nga minuta e parë deri në të nëntëdhjetën, ata më emocionojnë. Më pritën mirë, i falënderoj për duartrokitjet dhe për dashurinë që më dërgojnë edhe në rrugë. Pas një periudhe fillestare të përshtatjes, tani jam mirë këtu”.

Këshilla- “Memushaj më tha se do të kisha jetuar shumë mirë në brigjet e Gjirit, se njerëzit e La Specias janë njerëz të mirë që ndihmojnë. Dhe madje Ismajli, pikërisht në periudhën në të cilën ishim së bashku në ekipin kombëtar, më tha fjalë të mira për Specian dhe njerëzit e tij. Unë kisha oferta të tjera të klubeve të Serisë A, por zgjodha shqiponjat. Jam i lumtur që e kam bërë këtë zgjedhje me synimin për të qenë më shumë protagonist. Më pëlqejnë sfidat”.

Tiago Mota- “Zoti Mota është një teknik i trajnuar që gjithmonë përpiqet të japë më të mirën e tij edhe në stërvitje dhe jashtë fushës. Ai i ngjan Setienit në mënyrën se si përgatitet për ndeshjet në nivel intensiteti. Setien donte që të jepej qind për qind edhe në stërvitje”, ka deklaruar Rei Manaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online