“Shiriti i kapiteni ishte krenari“, Gjimshiti nden përgjegjësi për të rinjtë: Është edhe puna ime që t’i ndihmoj

Kombëtarja shqiptare po përgatitet për dy sfidat e radhës që e presin në Ligën e Kombeve. Në horizont duket Kazakistani, ndaj të cilit vjen shansi më i mirë për të treguar se ai hap fals me Lituaninë do të mbetet thjesht një rast i izoluar. Në lidhje me duelet e radhës kanë folur në konferencë për shtyp edhe dy prej lojtarëve të Shqipërisë, Amir Abrashi dhe Berat Gjimshiti.

“Besoj se në dy ndeshjet e fundit mbrojtja nuk ka pasur shumë probleme. E kemi përmirësuar shumë repartin. Tani kam në mendje ndeshjet e fundit si me Bjellorusinë si me Lituaninë, nuk kemi pësuar shumë raste. Ajo me Lituaninë ishte një gabim individual. Këmi mbrojtës me cilësi.

I kemi gjithë lojtarët që janë në mbrojtje që mund të luajnë me këtë sistem. Shiriti i kapitenit ishte krenari, e sigurt. Ishte një gjë shumë e bukur. Ka ndodhur edhe në vitet e tjera. Kanë shumë cilësi te talentet e reja, por ka edhe shumë rrugë për të bërë. Është ndoshta edhe puna jonë si Abrashi dhe unë që t’i ndihmojmë.

Më mirë të kesh presion. Por duhet të harrosh ndeshjen e kaluar dhe të mendosh për atë që vjen. Është një situatë e vështirë për të gjithë, edhe për klubet edhe për Kombëtaret. Por duhet t’i repsektojmë këto vendime që merren. Janë rregulla që vendosen nga FIFA dhe UEFA.

Patjetër që do e shohim Kosovën. Shpresoj që të kalojë Kosova“, ka thënë Berat Gjimshiti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online